Vuçiç, zyrtarisht President (VIDEO)
Inaugurimi solemn i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar të sjellë një ekspozitë mbi Serbinë e sotme dhe vizionin e saj. Ai ka bërë disa ndryshime. Për herë të parë doli në publik me bashkëshorten e tij dhe tha se ka mjaft humnerë në Ballkan.
“Serbia, në të cilën keni ardhur sot, ka ndaluar të shpresojë për vdekje dhe ka filluar të kërkojë jetë. Jemi një gjeneratë që e kemi kuptuar se duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të ndalojmë luftërat dhe të mësojmë të punojmë”, tha Vuçiç.
Mesazhi i tij për një jetë më të mirë në Ballkan, u mundua të çohet edhe përmes takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, por edhe ata boshnjakë, me të cilët më parë ka patur kundërshti të thella. Vuçiç pretendon për miqësi në lindje dhe perëndim.
“Serbia do të provojë të ndërtojë ura miqësie dhe fuqi të re të Evropës dhe Botës. Po, ne serbët dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët e maqedonasit, bashkë mund t’i lëvizim malet. Nuk na duhet një Jugosllavi e re, por mund të luftojmë bashkë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër”, u shpreh presidenti serb.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4veLqOjq6l0″ width=”560″ height=”315″]