Xhaferi: Pas referendumit, botohet ligji për gjuhën shqipe, shqiptarët do votojnë “pro”

Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Marrëveshja me Greqinë lidhur për çështjen e emrit, pas referendumit do të dërgohen për t’u publikuar në Gazetën Zyrtare.

“Pas referendumit, Ligji për përdorimin e gjuhëve publikohet në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar kryeparlamentari Xhaferi.

Xhaferi tha se shqiptarët kanë vullnet të dalin për të votuar pro” referendumit.

Gjithashtu shprehu një optimizëm të theksuar, lidhur me numrin e qytetarëve që do të dalin për të votuar në referendum dhe për ta mbështetur atë.

SHKARKO APP