Zaev dhe Tsipras fitojnë çmimin prestigjoz “Ewald von Kleist”
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev janë përzgjedhur si fituesit e çmimit prestigjoz ‘Ewald von Kleist’.
Motivi i këtij çmimi është pikërisht arritja e ‘Marrëveshjes së Prespës’, e cila zgjidhi ngërçin prej tre dekadash mes dy vendeve.
Presidenti i Konferencës së Mynihut për Sigurinë (MSC), Chairman Wolfgang Ischinger konfirmoi se çmimi do të jepet në MSC më 16 shkurt.
Ndërkohë që Tsipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.