Zaev: Gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se Kushtetuta e përcakton gjuhën shqipe si gjuhën e dytë zyrtare në atë vend.

Ai në një prononcim për televizionin maqedonas Alsat-M, shpjegoi se gjuha maqedonase është gjuha e parë zyrtare, shqipja është e dyta dhe se përdorimi i tyre është qartë i specifikuar.

“Për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase”, tha Zaev.

I pyetur për të komentuar njoftimin e fundit të qeverisë maqedonase se maqedonishtja është e vetmja gjuhë zyrtare, ai tha se këtë njoftim nuk e kishte parë.

 

SHKARKO APP