Zaev: Marrëveshja krijon të ardhme më të mirë për Maqedonisë dhe Greqisë

Marrëveshja krijon miqësi dhe bashkëpunim, por edhe perspektiva për qytetarët e të dy vendeve, thotë kryeminsitri i Maqedonisë, Zoran Zaev në deklaratë për Agjencinë e pavarur ballkanike të lajmeve (IBNA), shkurt pas nënshkrimit të ftesës për integrim të Maqedonisë në NATO.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, deklarata e kryeminsitrit Zaev, në tekstin me titull “Integrimi ynë në NATO do të jetë në dobi të popujve në të dy vendet”, IBNA e transmeton si porosi drejtuar grekëve.

“Integrimi në NATO do t’i përforcojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe do tëp kontribuojë për rritje të investimeve në tërë rajonin. Jam i bindur se ky epilog, rezultatet do të jenë pozitive si për qytetarët e Greqisë, ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë. Nga ky aspekt, dëshiroj edhe njëherë t’i cekë porosinë dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje. Marrëveshja krijon miqësi dhe bashkëpunim, por edhe perspektiva për qytetarët e të dy vendeve”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Zaev në deklaratë u bën thirrje qytetarëve grekë, njejtë siç u bën thirrje edhe atyre të Maqedonisë, t’i shfrytëzojnë mundësitë nga marrëveshja që “krijon të ardhme më të mirë për Greqinë e Maqedoninë”.

“Gjithsesi në fund të tërë procesit, pas zbatimit të referendumit dhe pas ndryshimeve në Kushtetutë, ne, siç pranuam, do të quhemi Maqedonia e Veriut. Paralelisht, siç Greqia i pranoi termet gjuha dhe populli maqeodnas. ashtu edhe ne e pranuam termin maqedonas grekë me veçoritë e trashëgimisë së tyre kulturore. Jam i bindur se miqësia që e kemi ndërtuar, mund të sjellë, me respektim të ndërsjelltë dhe njohje të ndërsjelltë, vetëm rezultate pozitive për gjeneratat e sotme, ndërkaq posaçërisht për gjeneratat e ardhshme”, porositë kryeminsitri zaev në deklaratën për IBNA, transmeton MIA.

SHKARKO APP