Zaev: Me zgjedhje të suksesshme shkojmë drejt botës bashkëkohore

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë; Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev dha një deklaratë për media pas votoi në Strumicë, nga ku bëri thirrje që të tregohet përgjegjësi dhe demokraci në zgjedhje.

“Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, nëse ruajmë unitetin në vendin tonë, shkojmë fuqishëm përpara drejt botës bashkëkohore të cilës i takon vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se votimi është nder dhe detyrë e çdo qytetari. Këto janë zgjedhjet e gjashta në këtë vend, dhe të parat pas ndryshimit të emrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?