Zaev nuk përmbahet: Nuk lejoj që disa kriminelë dhe një pederast të rrëzojnë Qeverinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për herë të parë ka folur për rastin “Reket”, duke i dërguar porosi personave të përfshirë.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta perfshije atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një pederast ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai beson në proces transparent ndërsa hedh poshtë çdo lloj spekulimi se ai është i përzier në rastin “Zhvatja” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski i njohur si Zoki Kiçeec. Zaev këto komente i bëri me rastin e 18 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë që t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i posedon, madje edhe për vete dhe Katica Janevën, nëse ka, duke thënë se çdokush do të mbajë përgjegjësi.

Pendohet dhe kerkon falje

Pas reagimeve të ashpra të publikut, kryeministri Zoran Zaev i kërkoi falje komunitetit LGBT dhe tha se ai përdori fjalën “pederast” si karakter për person.

“Komuniteti LGBT ka respektin tim të madh. Kështu që, para se të përdorja fjalën “pedereast” kërkova falje. Unë e përdora atë fjalë për të përshkruar një karakter, jo një përkatësi seksuale. Falje për njerëzit LGBT. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre, si më parë”, ka shkruar Zaev në Twitter.
Ai më herët kishte thënë se nuk do të lejojë që disa kriminelë, një gazetar suet dhe një pederast ta rrënojë Qeverinë e tij.

SHKARKO APP