Zaev sot në Berlin, takon Merkel dhe presidentin gjerman

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mirëpresë sot delegacionin qeveritar të Maqedonisë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim mes tyre për të diskutuar marrëdhënien dypalëshe, ndërkohë që edhe çështja e emrit të Maqedonisë pritet të jetë objekt bisedimi mes tyre.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni qeveritar i tij do të zhvillojë në Gjermani.

Mediat maqedonase shkruajnë se dy krerët e shteteve do të zhvillojnë edhe një konferencë me gazetarët pas këtij takimi, ndërkohë që axhenda e Zaev do të përfshijë edhe një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier.

Bisedimet kryesore pritet të ndalen në zhvillimin e marrëdhënieve më të mira mes dy palëve.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se jashtë diskutimit nuk do të mbetet as çështja e emrit, në një kohë kur presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit para samitit veror të NATO-s është i lartë.

Takimi i parë dypalësh mes kryeministrit maqedonas dhe kancelares gjermane Angela Merkel u zhvillua në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Trieste, korrikun e vitit të kaluar.

Në atë takim, kancelarja Merkel shprehu mbështetjen e saj për qeverinë e Shkupit dhe vendosmërinë për realizimin e reformave të cilat përcaktojnë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP