Zaev takon ambasadorin e Kosovës: Bashkëpunimi me fqinjët, me rëndësi për rajonin
SHKUP- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, duke biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësinë për thellim dhe vazhdim të marrëdhënieve të suksesshme bilaterale.
Kryeministri Zaev, siç njoftoi shërbimi qeveritar, ka theksuar se pret formim të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë bashkëpunimi midis dy qeverive.
“Jashtëzakonisht e rëndësishme është që të përmirësohet bashkëpunimi me fqinjët, për shkak se fqinjët duhet të mbështeten, sepse në plan ndërkombëtar fitojnë ata të cilët mbështeten”, theksoi kryeministri Zaev në takim.
Një nga projektet më të rëndësishme, siç thuhet në njoftim, i cili do ta përforcojë bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës është ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si dhe hapja e një vendkalimi të ri kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës, Bellanoc – Stançiç, i cili pritet të hapet nga fundi i verës ose fillimi i vjeshtës.