Zaev-Tsipras për çështjen e emrit të Maqedonisë, zbulohen marrëveshjet dhe kërkesat

Merr rruge çështja e emrit te Maqedonisë pas bisedës se hapur Zaev-Cipras ne Davos. Reformë në kushtetutë ka kërkuar Cipras duke theksuar se duhet eliminuar irredentizmi në të gjitha format dhe më tej të vendoset për emrin. Ai kërkoi siguri se Kushtetuta nuk do të rindryshojë në të ardhmen.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev e ka konsideruar tepër të vështirë një diskutim të tillë në parlamentin e vendit të tij, ndërkohe që Cipras ka bërë të qartë se pa u zgjidhur çështja e emrit nuk do të zhbllokohet veto e Greqisë për pranimin ne NATO.

Ai shtoi se emri do te jetë kompozim fjalësh, ku mund të përfshihet termi Maqedoni. Takimi i parë pas 7 viteve zgjati dy orë kokë më kokë, e më pas për një orë tjetër ishin të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve. Ne konferencën për shtyp u konfirmua vijimi i negociatave nga dy ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Dimitrof, ndërsa te shtunën zhvillohet diskutimi mes liderëve partiakë në Shkup për vijën e përbashkët ne lidhje me emrin.

U komentua si shenjë e vullnetit pozitiv deklarata e Zaev për zëvendësimin e emrit te aeroportit dhe bulevardit kryesor që mbajnë emrin “Aleksandri i Madh”, ndërkohë që Cipras tha: “Le te ecim se bashku ne Bulevardin e Miqësisë”. Cipras foli për raporte te mira dhe respekt reciprok duke këshilluar Zaev te “jete i sinqerte ndaj popullit”. Negociatat vijojnë javën e ardhshme me vizitën e Nimic me 30 janar në Athine e 31 Janar në Shkup.

SHKARKO APP