Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë në interes të të dy vendeve

Çështja e emrit dhe zgjidhja gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2018, politikanët kryesorë grekë, Cipras, Kamenos dhe Micotakis, politika e Gruevskit dhe qëllimet e Maqedonisë janë temat që përmend kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin grek Alfa.

“Në intervistën e parë të dhënë për një media greke, Zaev thotë se është në interes të të dy vendeve të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në gjysmën e parë të vitit 2018”, shton televizioni Alfa.

“Zaev hedh poshtë praktikat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski dhe sqaron se përse nuk dakordohet me pozitën e kryeministrave paraardhës, sipas të cilëve “maqedonasit janë trashëguesit e vetëm të Aleksandrit të Madh”, thekson televizioni.

SHKARKO APP