Zbulohet çfarë propozoi Albin Kurti në Bruksel, në takimin me Vuçiç-in

Këtë të enjte në Bruksel u mbajt takimi i parë pas rritjes së tensioneve, mes kryeministrin të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në njoftim e qeverisë së Kosovës, thuhet se në takim u diskutua për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve, ku Kurti kërkoi njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Takimi kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes.

Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

SHKARKO APP