Zgjedhjet në Serbi, pritet fitorja e Vuçiç
Rreth 6.7 milionë votues kanë të drejtë vote në Serbi, të cilët priten të zgjedhin qeverisjen e re të vendit.
Favorit mbetet Aleksandar Vuçiç, kryeministër i deritanishëm, por pritet që grupet radikale të kthehen në Kuvend, në një moment kur Serbia dëshiron të shkojë një hap përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Serbia do të zgjedhë edhe njëherë mes Lindjes dhe Perëndimit. Në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 6.7 milionë votues, ndonëse Serbia ka 7.3 milionë banorë.
Këto zgjedhje kanë pasur një karakteristikë të re: pjesëmarrje më të madhe të grupeve të djathta dhe nacionaliste, prej të cilëve pritet të hyjnë disa në Parlament. Kurse partitë demokratike dhe ato liberale, priten të mos marrin një mbështetje shumë të madhe, pavarësisht fushatës që kanë zhvilluar.
Rezultatet e zgjedhjeve priten të mësohen disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Ndërkaq, për Serbinë dhe të ardhmen e saj këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme, për shkak se është thënë që do të bëhet një diferencim i qartë: me Europën apo me Rusinë.
Edhe pse Serbia ka marrëdhënie mjaft të mira me bllokun, që shpesh bie në konflikt me integrimin në Bashkimin Europian./TCh/