Zgjedhjet në veri të Kosovës, presidentja Osmani zyrtarizon 18 dhjetorin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve, ka caktuar 18 dhjetorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshmee për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.

SHKARKO APP