Zgjedhjet Presidenciale në Malin e Zi, Mehmeti: Đukanović i rrezikuar, ka mundësi reale për Milatović

Të dielën në Malin e Zi, u mbajtën zgjedhjet Presidenciale, ku asnjë prej kandidatëve nuk mori shumicën, kështu që më 2 prill do të mbahet raundi i dytë për përcaktimin e kreut të ri të shtetit.

Kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti, tha se Đukanović është i rrezikuar pavarësisht se është kandidati me numrin më të lartë të votave. Ai tha se përcaktuese do të jenë zonat gri, duke shtuar se në raundin e dytë ka mundësi reale që Milatoviç të jetë President i ardhshëm. Po ashtu theksoi se asnjë prej kandidatëve nuk ka garantuar diçka për të drejtat e shqiptarëve, ndaj pjesëmarrja ka qenë e ulët sidomos në Ulqin.

”Kemi pasur një numër të konsiderueshëm të kandidatëve pretendent për postin e Presidentit të Malit të Zi, flet për interesimin e shtuar për të ndryshuar një realitet të gjatë që ka mbizotëruar në politikën e Malit të Zi.

Në këtë periudhë është e vështirë të parashikohet për faktin se numri i votuesve ka qenë i vogël, në krahasim me interesin e madh që ka qenë në këtë periudhë. Pavarësisht se Đukanović ka marrë numrin më të madh të votave, mendoj që në këtë situatë, në këtë realitet politik, është i rrezikuar.

Pavarësisht se cili do jetë President për ne shqiptarët nuk do hapë ndonjë vizion të ri. Shqiptarët kanë luajtur rol vendimtar në disa momente. Një do ta cekë, ka qenë 21 maji i vitit 2006, kur gjatë referendumit votat e shqiptarëve ka qenë përcaktuese për pavarësinë e Malit të Zi. Mendoj që shqiptarët edhe në këto zgjedhje duhet të jenë shumë të matur dhe të mos bien viktimë e premtimeve boshe”,-tha Mehmeti.

SHKARKO APP