Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – “Barazim” mes perëndimorëve dhe nacionalistëve në raundin e parë

Kandidati pro perëndimit në Maqedoni, Stevo Pendarovski dhe rivalja kryesore Gordana Siljanovska-Davkova,  rezultuan në barazim gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kishte ndasi të mëdha prej ndryshimit të emrit të vendit sipas marrëveshjes me Greqinë.

Ndryshimi i emrit, që u kërkua nga Greqia për t’i dhënë fund pretendimeve territoriale ndaj provincës së veriut,  ka zgjidhur një konflikt të vjetër dhe krijon mundësinë për vendin që të bëhet anëtar në NATO dhe Bashkimin Europian.   Megjithatë, kjo dakordësi vazhdon të sjellë ndasi në Maqedoni dhe ka qenë problemi kryesor i fushatës ditën e Diel.  Rezultati sipas Komisionit  Shtetëror të Zgjedhjeve tregoi se Pendarovski mori 42.7% të votave, ndërsa Siljanovska, 42.5%.   Të dy përballen me një garë më të ashpër në datën 5 Maj dhe reflektojnë konfliktin ndaj marrëveshjes së kaluar nga qeveria pro perëndimit e Kryeministrit Zoran Zaev.

“Pres prej qytetarëve që votuan për zotin Blerim Reka që të jenë të përgjegjshëm në datën 5 Maj dhe të kontribuojnë në rrugën që çon përpara, pasi ata e dijnë se po të ecin mbrapsht,  do të jetë e dëmshme për të gjithë.” – tha Zoran Zaev.

Blerim Reka,  kandidati i koalicionit të dy partive shqiptare rezultoi në vend të tretë me 11.5% të votave.   Presidenca në vend përbën kryesisht një post ceremonial, por vepron edhe si komandant i forcave të armatosura dhe nënshkruan ligjet që kalojnë në parlament.

SHKARKO APP