Zhvillimi ekonomik, Vuçiç takim me Erdogan në Stamboll
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.
Ai ka zhvilluar një takim me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, takim i zhvilluar në Stamboll.
Mediat serbe bëjnë me dije se ka pasur edhe një takim trepalësh, ku krahas Vuçiçit dhe Erdogan, ishte i pranishëm edhe një nga presidentët e Bosnje e Hercegovinës Bakir Izetbegoviç.
Tre presidentët diskutojnë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rajon, politika e Turqisë në Ballkan si dhe për ndërtimin e një autostrade të re Sarajevë-Beograd.
Takimi në Stamboll është takimi i tretë midis presidentëve të Serbisë dhe Turqisë në më pak se një vit.