Ziadin Sela kërcënohet me vdekje

Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me kërcënimet me vdekje nëpërmjet forumeve sociale.

“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së.

Nga kjo parti thonë se rrjetet sociale janë të vërshuara me kërcënime ndaj kryetarit të tyre, por nëse është ngritur kallëzim penal për kërcënimet ndaj Zaevit, atëherë policia të bëj punën e saj si për të gjithë.

MPB njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes facebook-ut i është kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev. Deri tani janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënime ndaj kryeministrit, dhe se të gjitha ato janë dokumentuar, duke njoftuar edhe Prokurorinë Publike.

SHKARKO APP