Zjarret masive në Greqi, rrezikohet që flakët t’i afrohen Athinës

Më shumë se 70 zjarrfikësit u mobilizuan për të vënë nën kontroll flakët që kërcënuan banesat, në një lagje periferike, në juglindje të Athinës, në orët e vona të së martës. Zjarrfikësit dhe 30 automjete të asistuara nga helikopterë, luftuan për orë të tëra kundër zjarrit në periferinë e Kalyvia, rreth 35 kilometra në juglindje të Athinës.

Flakët u përhapën me shpejtësi përmes kodrave, duke djegur pemët dhe shkurret, e duke iu afruar banesave. Era e fortë që ka përfshirë vendin, ia vështirësoi edhe më shumë punën zjarrfikësve, që u vunë në garë me kohën, për të shuar flakët para rënies së natës.

Autoritetet thanë se puna do të vazhdonte edhe gjatë natës, pasi erërat nuk pritet të qetësohen dhe ekziston frika se flakët do të përhapen edhe më tej. Qarkullimi në rrugët rreth zonës është ndaluar.

SHKARKO APP