Zjarret në Greqi, rritet zemërimi i publikut

Zemërimi ndaj qeverisë greke në lidhje me mënyrën se si i menaxhoi zjarret që i morën jetën shumë njerëzve në periferinë e Athinës, është përshkallëzuar.Ndërsa numri i viktimave zyrtarisht është ndalur në 88, të paktën për momentin, edhe zjarrfikësit i janë bashkuar zemërimit publik me akuza për operacionet e shpëtimit. Autoritetet jo vetëm kanë qenë të keq-përgatitur për t’u përballur me zjarret, por edhe kanë dështuar në kërkimin e ndjesës për tragjedinë, thotë Dimitris Stathopulos, që kryeson Federatën e zjarrfikësve.

“Qeveria mund të thotë se nuk ka pasur gabime të mëdha operacionale, por nuk pranon se ka pasur me mijëra gabime të vogla, që të mbledhura bashkë kanë bërë një gabim të madh dhe kjo ka çuar në një numër kaq të paprecedent viktimash. Brigada e zjarrfikësve rekomandoi evakuimin e zonës, por nuk u dëgjua – tha ai.

Për më tepër, shërbimet meteorologjike nuk kishin arritur të parashikonin erërat e forta deri në 124 km në orë. Kjo bëri që avionët e zjarrfikësve të qëndronin në tokë pasi nuk mund të përfshiheshin në aksion. Nëse shërbime meteorologjik do të kish rritur nivelin e rrezikut dhe do të kish lëshuar një paralajmërim, avionët do të kishin shkuar në një aeroport tjetër – insiston ai.

SHKARKO APP