Zoran Zaev: Reformat për në BE duhet t’i nisim që nga koka e kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, beson se data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë në qershor apo korrik. Pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, Zaev është kthyer me një dozë edhe më të madhe optimizmi se vendi do të marrë një datë për fillimin e negociatave këtë verë.

“Pra, nuk presim që këtë verë të marrim përgjigjen, qershor, korrik. Gjitha varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë. U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën”, tha Zaev për mediat maqedonase.

Megjithatë, përveç Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, Zaev tha se BE ka vërejtur avancim në reformimin e gjyqësorit, që vazhdimisht është cak i kritikave nga Komisioni Evropian. Kryeministri pohon se vendi ka dërguar rezultate që do të ndikojnë të marrim datë për bisedime. Përmendi ligjin për Prokurorinë Speciale, që shpreson të merret pas zgjedhjeve presidenciale.

“Brenda duhet t’i bëjmë reformat edhe në kokat tona lidhur me çdo gjë, duke filluar nga kryeministri, më tej a është gjykatës, prokuror apo është anëtar i administratës publike, shtetërore apo lokale. Të gjithë ne duhet të ndryshojmë”, tha Zaev.

Por, në VMRO-DPMNE thonë se vendi nuk do të marrë datë për bisedime në qershor.

SHKARKO APP