Zv/kryeministri i Kosovës, Bislimi: Jo zgjedhje të reja në veri pa u hequr sanksionet e BE-së

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se vendi nuk duhet të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarë të katër komunave veriore para se të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

I pyetur nëse ka pajtueshmëri me ndërkombëtarët se si duhet të shkohet në zgjedhje, pa qëndrimeve të ndryshme në publik, ai u shpreh se “këto janë çështje të brendshme të Kosovës”.

Ideja e presidentes Vjosa Osmani që të shkohet përmes peticionit nuk dihet nëse ka bazë ligjore, ndërsa përfaqësuesi i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak duan një proces më të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?