Zv.kryeministrit të Kosovës i ndalohet hyrja në Serbi

Zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i është ndaluar vizita zyrtare në Serbi, edhe kishte hyrë më herët brenda territorit serb.

Bislimi pritej të shkonte në Beograd për një vizitë dy ditore, në kuadër të takimeve për zhvillimin e dialogut mes dy vendeve. Zyrtarët serbë e ndaluan zyrtarin e lartë nga Kosova pranë Beogradit duke i komunikuar se vizita e tij nuk lejohet për arsye sigurie.

Zv/kryeministri ishte nisur drejt Beogradit këtë të enjte, për të marrë pjesë në dy tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi. Bislimi është udhëheqës i bisedimeve me Serbinë në nivel të kryenegociatorëve.

SHKARKO APP