Zv.presidenti i PE-së insiston: S’ka datë për liberalizimin e vizave të Kosovës
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland është shpallur qytetar nderi i komunës së Drenasit. Nga aty, Wieland ka premtuar se do të bëjë gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza dhe të mos jetojnë të izoluar.
Megjithatë, ai nuk ka premtuar nëse do të ndodhë këtë vit liberalizimi i vizave, apo kur do ndodh, sepse nuk ka dashur të jap afate për këtë.
Derisa, u ka bërë thirrje krerëve institucional që të investojnë në arsim, sepse investimi në edukim është investimi më i mirë që mund të bëjnë.
“Unë e kuptoj që njerëzit e juaj ndihen padrejtësisht të trajtuar me situatën e cila i bënë të ndihen jo korrekt të trajtuar. Unë iu siguroj se atë që kam mundësi për të kontribuar do ta bëjë që ne të vijmë të një zgjidhje, por unë nuk mund të premtoj asgjë, as që do të ndodhë shpejt ose ndonjë datë.
Unë nuk besoj që sjellë dobi fakti të përmenden emra të shteteve në evente publike sepse nuk është model i mirë të bërit politikë në Evropë që të fajësohen vendet nga njëra anë në tjetrën”, tha Wieland.