Zyrtarët e dorëhequr në Kosovë, do paguhen nga Serbia
Rajoni E Hënë, 7 Nëntor 2022 20:47
Zyrtarët e Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor dhanë dorëheqjen nga institucionet e Kosovës, nuk do të mbeten pa paga. Pavarësisht dorëheqjes këta zyrtarë do të vijojnë të paguhen nga institucionet e Serbisë. Madje, pagat që marrin nga Serbia ata i kanë deklaruar dhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës për vitin 2022. Presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet asnjëherë pa mbështetje.
KOHA JONË SONDAZH

