Rama: Brenda javës skenarët për përballimin e krizës, nafta jonë do i çonte makinat për skrap

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, iu përgjigj edhe aty që thonë se ku shkon nafta e Shqipërisë, duke thënë se nafta që prodhon vendi ynë është e rëndë dhe shkon për bitum dhe nëse do të përdorej për makinat ato brenda një jave do të përdoreshin për skrap.

”Ne themi se Shqipëria është e pasur me energji, por faji e ka qeveria që e shet jashtë, por kjo është e gabuar. Ne nuk kemi mjaftueshme energjinë as kur jemi në kulmin prodhimit dhe jo më kur kemi pak reshje që është i tret vit radhazi. Ne nuk kemi naftë për diesel apo benzinë, por është naftë e rëndë që shitet për bitum, nëse do të përdorej për makina do i çonte ato për skrap për një javë.

Disa thonë se ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë pasi e vjedhin politikanët, por kjo është një logjikë hajdutësh pasi nuk doni të informoheni dhe të kuptoni. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë dhe mbi fakte të stisura. Fakti është se ne shesim energjine në kohë me shi, por kur e shesim duhet ose ta shesim ose ta hedhim sepse energjia nuk mbahet dot as në dollap dhe as në frigorifer.

Ne e shesim lirë pasi në vjeshtë dhe dimër çmimi i saj bie, pasi kërkesat është më e ulët. e blejmë shtrenjtë se në verë ne nuk kemi reshje, niveli i hidrocentraleve tona bie dhe patjetër duhet të dalim në treg dhe e blejmë më shtrenjtë se në kohë thatësire kërkesa është më e lartë, prandaj po ndërtojmë Skavicën”.

SHKARKO APP