Rama: Nis puna për prodhimin e energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës
Kryeministri Edi Rama në këtë kohë krize, jep lajmin e mirë se ka nisur puna për prodhimin e energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë thekson se ”burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”.
Postimi i plotë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon. Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike.