Home Bota Raporti shqet...

Raporti shqetësues, në vitin 2040 vetëm një çift në katër do të ketë fëmijë

186
0

Një raport në Itali, tregon se në vitin 2040 vetëm një çift në katër do të ketë fëmijë. Sipas raportit në vitin 2040, çiftet me fëmijë do të ulen në 25.8% të totalit që tregon se deri në atë datë numri i familjeve me një person do të rritet në 9.7 milionë (37%). Nga këta, ata që përbëhen nga të moshuar do të jetë pothuajse 60% (5.6 milionë). 10.3% e të moshuarve do të vazhdojnë të kenë probleme me aftësinë e kufizuar.

Por nuk është vetëm kjo që shqetëson italianët, pasi raporti tregon gjithashtu se italianët janë gjithnjë e më të frikësuar nga klima, krizat ekonomike dhe luftërat.

“84% e italianëve janë të frikësuar nga klima e çmendur, ndërsa 73.4% kanë frikë nga një krizë shumë e rëndë ekonomike dhe sociale me varfëri dhe dhunë të përhapur. Sipas 73%, Italia nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë ardhjen e miliona njerëzve që ikin nga luftërat ose për shkak të ndryshimeve klimatike.

53% kanë frikë se borxhi publik do të shkaktojë kolapsin financiar të shtetit. Pothuajse 6 në 10 italianë kanë frikë nga një luftë botërore, ndërsa 59.2% besojnë se Italia nuk është në gjendje të mbrohet nga sulmet e mundshme terroriste xhihadiste”, thuhet në raport.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit