Reagon Kuvendi për sulmin e hakerave: U tentua fshirja e të dhënave

Faqja e Kuvendit të Shqipërisë dje ra pre e një sulmi kibernetik. Kuvendi ka reaguar sot përmes një njoftimi zyrtar ku thotë se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Homeland Justice mori përsipër sulmin e një dite më parë. Përmes një njoftimi në Telegram, ky grup shkroi se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti:

Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”.

SHKARKO APP