Reshje dëbore dhe temperatura -10 gradë Celsius, anulohen flurimet në Britani

Britania po përjeton reshje të dendura bore, dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. E njëjta situatë është edhe në Skoci. Për këtë arsye, shumë fluturime janë anuluar, dhe pezulluar aktivitete sportive

Fluturimet janë pezulluar, pasi temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar ranë në minus 10 gradë Celsius. Paralajmërimet e motit të shpërndara janë vendosur në të gjithë vendin, ndërkohë që edhe Aeroporti i

Glasgoë tha se kishte pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për shkak të “dëborës jashtë të gjitha parashikimeve”.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kushtet e borës mund të prekin disa rrugë dhe hekurudha, ndërkohë që ka një rrezik të shtuar të lëndimeve nga sipërfaqet e akullta. Temperaturat pritet të vazhdojnë të bien, me disa ngjarje sportive të anuluara mes reshjeve të borës dhe kushteve të akullit.

SHKARKO APP