Home Bota Reuters: Puti...

Reuters: Putin dëshiron armëpushim me Ukrainën

45
0

Forcat ukrainase kanë korrur një fitore të rëndësishme në fushë-betejë. Presidenti Volodimir Zelenski thotë se ushtria e tij ka mundur të marrë nën kontroll zonat kufitare në pjesët veriore të Kharkivit, ku forcat ruse filluan një sulm këtë muaj.

Fitorja e Kievit vjen teksa burime ekskluzive për agjenicinë e lajmeve “Reuters” bëjnë me dije se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm për t’i dhënë fund luftës me kushtin që të njihen fitoret aktuale të Moskës në fushëbetejë.

Mësohet gjithashtu se lideri rus kishte shprehur zhgënjimin në takim me një grup të vogël këshilltarësh për ato që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përjashtuar bisedimet.

“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por ai është gjithashtu gati për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën”, tha një burim i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Mundësitë e një armëpushimi, apo edhe të bisedimeve të paqes, duken aktualisht të largëta. Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se paqja me kushtet e presidentit Putin nuk është e mundur ndërsa në vitin 2022 nënshkroi një dekret që zyrtarisht shpalli çdo bisedë me Putinin “të pamundur”.

Një nga burimet parashikoi se asnjë marrëveshje nuk mund të ndodhte derisa presidenti Zelensky është në pushtet, përveç nëse Rusia e anashkalon atë dhe arrin një marrëveshje me Uashingtonin. Ky i fundit njoftoi të premten një paketë të ndihmash ushtarake me vlerë 275 milionë Dollarë.

Paketa e re e ndihmave përmban ndër të tjera sisteme raketash të lëvizshmërisë së lartë HIMARS, si dhe predha, që janë tepër të nevojshme për goditjet me artileri. Paketa përmban gjithashtu sisteme antitank, mina antitank, autoblinda taktike, armë të lehta dhe municione.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit