Rihapet dosja ”Santo”, SPAK heton për grup të strukturuar kriminal
Aktualitet Kryesore E Hënë, 17 Maj 2021 17:06
Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo, 7 vite më parë. Dosja që deri tani ishte në Gjykatën e Tiranës i ka kaluar SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Santo u ekzekutua në një atentat të ndodhur në vitin 2014 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.