Home ShowBiz Rikthehet kën...

Rikthehet këngëtarja Adriana Koreta

47
0

Adriana Koreta është këngëtarja e mirënjohur nga vlora e cila me timbrin e zërit e saj të veçantë i kishte munguar tregut Shqiptarë .

Adriana prej vitesh ishte shkëputur nga shqipëria pasi ajo jetonte në Angli. Mirëpo ka pak kohë që Koreta është rikthyer në tregun muzikore me dy materiale të reja”Aromë Shqipërie” me muzikë & Orkestracioni: Edi Balili , Teksti: Adriana Koreta. Një kënge kjo që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar ku gjatë gjithë sezonit veror është dëgjuar në çdo dasëm apo gëzim familjar, por jo vetëm pasi është vendosur për të kërcyer në ritmet e saj në çdo diskotekë apo nepër makina gjatë udhëtimeve.

Adriana gjithashtu ka pak muaj që ka sjellë një tjetër materia për adhuruesit e zërit të saj ‘Bijë e Nënës, Teksti & Muzika: Adriana Koreta Orkestracioni: Gramzo Kozeli. Kjo këngë menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publiku ku vetë Adriana thotë që në çdo dasëm ja kanë kërkuar për ta kënduar disa herë. Kjo këngë ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara në këtë sezon dasmash.

Adriana tashme ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri ku do të qëndrojë për të vazhduar karrierën e saj aty ku e la para 10 vitesh duke premtuar shumë hite për adhuruesit e zërit të saj së shprejt pritet që ajo të nxjerri dhe disa matreale të reja muzikore. Për Adrianën kjo vjeshtë, dhe më pas dimri pritet që të jetë plot e për plot me supriza. Neve nuk na mbeteT gjë tjetër vetëm se t’i urojmë shumë suksese e dashur Adriana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit