Rrëfimi i një babai që doli kundër: Dy vajzat e mia u martuan 14-vjeçe, e vogla ka 4 divorce

2024 ka shënuar ngjarje të forta që lidhen me gruan, vajzat minorene në vendin tonë. Rasti i mjekut kardiokirurg, Dervish Hasi, i arrestuar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht për gati 2 vjet një vajzë të mitur e cila aktualisht ndodhet në moshën 16 vjeçare ka shokuar mbarë opinionin publik.

Skënder Vrenozi është babai i dy vajzave të cilat kanë qenë 14-vjeçe kur janë martuar, megjithë kundërshtimet e tij. Sot ai është i divorcuar për shkak të këtij refuzimi që i kishte bërë dy martesave.

“Kam pasur dy martesa të jashtëligjshme në familje. Vajza e madhe u martua në moshën 14-vjeçe e gjysmë. Në martesë është shkëputur nga shkolla dhe më pas e ka bërë me falsifim të dëftesës. Kam insistuar që martesa të mos bëhej”,-tha në ”Report Tv”.

Çfarë ndodh tani me vajzat?

”Vajza e madhe është 24 vjeçe, është e martuar dhe ka fëmijë. Vazja e vogël është 21 vjeçe tani nuk ka fëmijë. Ka pasur probleme me 4 divorce”.

SHKARKO APP