Rreziqet nga të bërit politikë me vaksinën anti-Covid

Nga Frédéric Bizard “Worldcrunch

A mundet që politika ndaj vaksinimit t’ju tregojë shumë gjëra mbi regjimin politik të një vendi? Ne mesin e pandemisë së Covid-19, vaksinat janë shndërruar në mjet politik, dhe mënyra se si një vend zgjedh ta përdorë atë mund të bëjë një dallim të madh në fronte të shumëfishta.

Për shembull, shihni regjimet autoritare të Kinës dhe Rusisë. Të dyja vendet e shndërruan shpejt vaksinën anti-Covid në një mjet të propagandës politike në skenën ndërkombëtare, duke shpresuar se kjo gjë do të tregon efektivitetin e regjimeve të tyre, dhe do t’u sillte atyre ato një imazh të përmirësuar.

Për ta, vaksina është përfundimisht një çështje politike. Ndërkohë, disa demokraci janë neutrale. Por të tjera i kanë përdorur politikisht vaksinat, edhe pse zakonisht më shumë për qëllime të brendshme. Ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte përqendruar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Ai aplikoi moton “të bëjmë çfarëdolloj gjëje që duhet!”në përgatitjen për fushatën e vaksinimit në SHBA. Ndërkohë në Francë, presidenti Emmanuel Macron njoftoi më 12 korrik se politika e vaksinimit në vend do të ashpërsohet shumë.

Shumica e francezëve e vlerësuan këtë masë të shtetit të tyre tepër të centralizuar duke rikonfirmuar sovranitetin e tij, duke shtuar shanset që nisma presidenciale e frymëzuar nga Machiavelli të ketë sukses disa muaj përpara sesa të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, ndonëse përdorimi i vaksinave si mjet politik mund të jetë politikisht i favorshëm, dhe prej të cilit mund të përfitojë shëndeti publik në një periudhë afatshkurtër, kjo qasje mund të jetë e dëmshme në planin afatgjatë.

Së pari, kjo qasje nuk është përgjithësisht e zbatueshme për të gjitha demokracitë. Gjermania, vendet skandinave dhe Zelanda e Re, kanë marrë një qasje të vendosur apolitike ndaj krizës dhe fushatave të tyre të vaksinimit.

Duke përdorur vetëm të dhënat shkencore dhe këshillat e ekspertëve, këto vende kanë marrë vendime konsensuale, duke shmangur politizimin e procesit. Dhe deri më tani, analiza tregon se në këtë fazë, kjo qasje po jep rezultate më të mira.

Akti autoritar i presidentit Macron, krijimi i një sistemi ku popullata franceze do të duhet të tregojë ose një test negativ të Covid-19 ose një dëshmi se është vaksinuar për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme publike, e kapinë befasi klasën politike franceze dhe publikun e gjerë.

Është e qartë se kjo lëvizje nuk ishte paraprirë nga konsultime gjithëpërfshirëse, por ishte një nismë e Macron. Lëvizja e fundit e presidenti francez duket se ka pasur efektin e dëshiruar. Ajo ka funksionuar si një mjet politik, po ashtu i ka përshpejtuar rezervimet për të marrë vaksinën, ndërkohë që mijëra qytetarë francezë nxituan të regjistrohen në portalin qeveritar në internet për të marrë dozën e parë. Por do të duhet të presim për të parë nëse ai do të jetë efektiv në planin afatgjatë.

Gjithsesi, ky episod flet shumë për gjendjen e shëndetit publik në Francë dhe për funksionimin e demokracisë sonë. Shëndeti publik bazohet në një angazhim individual dhe kolektiv për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit personal të dikujt dhe atë të popullatës në përgjithësi.

Sistemi francez i kujdesit shëndetësor është ende i përqendruar kryesisht në menaxhimin dhe reagimin ndaj sëmundjeve, me vetëm disa ndërhyrje periferike drejt zgjerimit të praktikave të shëndetshme. Në modelin aktual nuk janë të integruara as qasja kolektive dhe as ajo parandaluese.

Ne kemi një sistem shëndetësor publik që është 90 për qind ndëshkues dhe 10 për qind stimulues, që e ka të garantuar dështimin në raport me synimin për ndryshimin e sjelljes individuale.

Masa e njëanshme e Macron, minon çdo përpjekje për të zhvilluar një ndjenjë të përgjegjësisë individuale në lidhje me shëndetin, e cila është një pjesë themelore e politikës shëndetësore në një demokraci, dhe që është gati jo ekzistente në sistemin tonë aktual shëndetësor dhe në menaxhimin e krizës.

Pas 20 viteve të kontrollit shtetëror të sistemit të kujdesit shëndetësor, ne po shohim të njëjtën mungesë efikasiteti në menaxhimin e krizës shëndetësore. Britanikët mbështeten shumë tek përgjegjësia individuale. Kjo qasje është e ngulitur në kulturën e tyre.

Në Britani, numri i rasteve ditore me Covid-19 është mbi 35.000, por vdekjet ditore mbeten nën 50. Në kulmin e pandemisë, numri i rasteve ishte 2 herë më i lartë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 30 herë më i lartë. Kjo dëshmon se në këtë fazë vaksina është efektive për të na mbrojtur nga një rritje e vdekjeve.

Njerëzit me shëndet të dobët kanë pasur kohë të vaksinohen, vaksinat janë në dispozicion, dhe i takon të gjithëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme. Shteti britanik e çliron shoqërinë, ndërsa ai francez e shtyp atë edhe më shumë, dhe gjatë gjithë kohës situata jonë është akoma më pak e pasigurt se e tyre.

Franca gjendet në një rreth vicioz ku sovrani dëshiron shumë të ushtrojë pushtetin e tij, por populli pret ende shumë prej tij. Kjo situatë është burim i shumë sëmundjeve të shoqërisë sonë:mosbesimi i përgjithshëm ndaj pushtetarëve, mungesa e kohezionit shoqëror dhe besimi i ulët i shoqërisë franceze në lidhje me të ardhmen e vendit.

Masa të tilla si vaksinimi i detyrueshëm, ka të ngjarë ta thellojnë mosbesimin ekzistues dhe frakturat shoqërore për një periudhë afatgjatë. Po: Këto dy instrumente janë thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. Por thelbi është t’i bësh ato më popullore.

Një grackë tjetër e politizimit të vaksinave, është tendenca për ta parë atë përmes një lenteje kombëtare, sesa asaj ndërkombëtare, kur zhvillojnë strategjinë e tyre të vaksinave. Ndërsa më shumë se 50 për qind e popullsisë në vendet evropiane dhe Shteteve të Bashkuara është vaksinuar, më pak se 1 për qind e popullsisë së vendeve të varfra e kanë marrë vaksinën.

Fiksimi i vendeve të pasura për të vaksinuar edhe ata nën moshën 18 vjeç, dhe për të grumbulluar rezerva për një dozë të tretë përforcuese, e injoron plotësisht realitetin e vendeve në hemisferën jugore që kanë mbetur në shumicë të pa vaksinuar.

Por a mund t’i fajësojmë udhëheqësit e këtyre vendeve demokratike, që kanë bërë gjithçka që kanë në dorë për të mbrojtur popullsinë e tyre, dhe për të fituar votat e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme?

Ky është momenti ku hyjnë në lojë kufijtë e demokracive, të identifikuara nga Alexis de Tocqueville, dhe ato që nuk janë në përputhje me luftën globale kundër një pandemie. Pa një vaksinë tonën, ne nuk kemi asnjë peshë në debatin ndërkombëtar.

Ideja që të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht nga kufijtë dhe kulturat, është larg nga të qenit një abstraksion retorik. Sipas kulturës sonë franceze, bota është një “maksimum civitax” (bashkësi universale), një ideal kantian që është ndarë nga Montesquieu, Voltaire dhe Condorcet, të cilët mburreshin se ishin qytetarë të botës.

Qëllimi duhet të jetë një politikë ndërkombëtare, me një mandat kolektiv nën shtysën e Francës dhe Evropës, për të pasur një qeverisjen globale të menaxhimit të vaksinave, e cila do të çonte në shpërndarje më të mirë të lëndëve të para, kapaciteteve prodhuese dhe qasjes ndaj vaksinave në të gjithë botën.

Duke mos e bërë këtë, Perëndimi po ekspozohet ndaj revoltës së atyre që janë lënë pas dore në këtë pandemi, për të mos përmendur përhapjen e varianteve të reja që mund t’i shpëtojnë mbrojtjes që ofrojnë vaksinat. /ABC

SHKARKO APP