Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Itali

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19 në Itali. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 5.696 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor është rritur dhe numri i viktimave, ku dot u raportuan 15 humbje jete nga 4 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, 1.827 qytetarë janë shëruar, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, aktualisht ndodhen të shtruar 183 qytetarë me COVID-19.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të vaksinohen, si masa për të mbajtur nga COVID, por edhe për të mbrojtur shëndetin e të afërmve dhe qytetarëve të tjerë.

SHKARKO APP