Home Bota Rrjedhja e em...

Rrjedhja e email-eve të eksperit amerikan, Fauci: Nuk ka asgjë të keqe

2
0

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci thotë se nuk ka asgjë të keqe në email-et e shkembyera mes tij dhe zyrtarëve amerikanë nga një organizatë mjekësore jofitimprurëse që ndihmoi në financimin e kërkimit në një institut sëmundjesh në Wuhan, qyteti kinez ku u raportua për herë të parë COVID-19.

NIH, e cila është një agjenci e shëndetit publik amerikan, i dha 600 mijë dollarë Institutit të Virologjisë Wuhan nga viti 2014 deri ne vitin 2019 përmes një granti për grupin jo-fitimprurës me bazë në New York EcoHealth Alliance, për qëllime të hulumtimit të coronavirusëve të lakuriqëve.

Peter Daszak, kreu i Aleancës EcoHealth, i dërgoi një email Dr Fauci në prill të 2020, duke e vlerësuar atë si “trim” në përpjekjen për të zhbllokuar teorinë e rrjedhjeve nga laboratori, raporton bbc.

Dr Fauci i tha CNN-së se ishte “e pakuptimtë” nxjerrja prej kontekstit sipas tij e bisedave ne email-et e shkembyera mes tij dhe figurave që qëndrojnë pas hulumtimit të laboratorit ne Wuhan.

“Ju mund ta keqinterpretoni si të doni”, tha ai, “email ishte nga një person që më falënderonte për çdo gjë që thashë. Unë thashë se mendoj që origjina më e mundshme është një hedhje e species (nga kafshët te njeriu). Unë ende mendoj se është, në të njëjtën kohë kur po mbaj lart vigjilencën se mund të jetë edhe një rrjedhje nga laboratori”.

Kritikët konservatorë po sugjerojnë se Fauci mund të ketë qenë i përfshirë në një fshehje te dhenash dhe madje pretendojnë se ai ra në sy vetë në dëshminë e tij në Kongresin amerikan.

Postat elektronike të publikuara nga mediat kete jave kanë ngritur pikëpyetje nëse Fauci mbështeste qendrimin mohues te Kinës për teorinë që Covid-19 “doli” nga një laborator në Wuhan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit