Rusët bombardojnë Kharkivin, Kanadaja dërgon Leopard 2

Ushtria ruse po bombardon qytetin e Kharkiv dhe zona të tjera të rajonit në Ukrainën lindore këtë mëngjes të së dielës, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në Bakhmut, Donetsk, Avdiïvka, Lyman dhe Novopavliv.

Një raketë S-300 goditi qendrën e qytetit të Kharkivit, ende nuk ka informacione mbi viktimat dhe shkatërrimet e mundshme. Inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes shkroi në Twitter se qyteti i Bakhmut është gjithnjë e më i izoluar”.

Kanadaja ka dërguar drejt Ukrainës tankun e parë Leopard 2. ”Jemi në anën e popullit ukrainas dhe ne do të vazhdojmë t’i furnizojmë forcat e armatosura ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të fituar”, tha ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?