Home Bota Rusia i bllok...

Rusia i bllokon Polonisë furnizimin me naftë

50
0

Kompania polake e naftës PKN Orlen ka bërë të ditur ditën e sotme se Rusia ka ndërprerë furnizimin me naftë përmes tubacionit Druzhba që mbulon rreth 10% të nevojave të Orlenit.

“Dorëzimet përmes gazsjellësit Druzhba në Poloni janë ndërprerë nga pala ruse”, tha grupi polak në një deklaratë për AFP.

Ndërkohë, nga ana tjetër presidenti i Ukrainës ka kërkuar që presioni përmes sanksioneve nga ana e BE-së të rritet.

“Paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së synon industrinë ushtarake ruse, propagandën dhe sistemin financiar. Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet: ne presim hapa vendimtarë kundër Rosatom dhe industrisë bërthamore ruse, më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit