Home Bota Rusia shpall ...

Rusia shpall “non-grata” një diplomat të Maqedonisë së Veriut

30
0

Rusia ka shpallur non-grata një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë bën me dije se njoftimin për shpalljen non grada të punonjëses së ambasadës i është dhenë ambasadores në këtë shtet.

“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” tha deklaratën e Ministrisë.

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grata një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dëboi një diplomat rus në fund të muajit maj. Pas kësaj lëvizje të Maqedonisë, misioni diplomatik rus në Shkup njoftoi se Moska po konsideron kundërmasa./abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit