Salianji: Lajm i mirë për zgjedhjet e parakohshme në tetor

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji thotë se në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme dhe kjo për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të mazhorancës.

”Ka ardhur flamuri i partisë, logo, simbolet e partisë gjithë të drejtat nga legjitimi ligjor i partisë. Ajo që u çimentua pas bashkimit të grupit parlamentar u vendos të shkohet aty ku i takon.

Ka një tjetër rivitalizim dhe ribërje dhe dhënie besimit të strukturave të PD të një gjëje që mbahej peng. Për PD dhe opozitën një lajm i mirë dhe impuls për zgjedhjet e ardhshme apo të parakohshme në tetor. Skandalet janë kaq të mëdha saqë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Me kaq sa ka ndodhur do mjaftonte shpallja në kërkim e 50 personave të lidhur me PS për të rrëzuar një qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje. Mendoj se qeveria nuk e mbyll mandatin pa shkuar në zgjedhje të parakohshme”,-tha Salianji.

SHKARKO APP