Home Bota Samiti i NATO...

Samiti i NATO-s/ Erdoğan: Turqia vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin e zonës trans-atlantike

10
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thotë se vendi i tij është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e zonës trans-atlantike. “Ne, pra, jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë të rëndësishme jo vetëm për interesat tona kombëtare, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e zonës trans-atlantike dhe bëjmë hapat tona në përputhje me këtë”, tha presidenti Erdoğan në një video-mesazh të dërguar në samit.

Duke theksuar se kufijtë e Turqisë janë kufijtë e NATO-s, Erdogan tha se Ankaraja është midis pesë anëtarëve kyç të aleancës për sa i përket kontributit në operacione dhe misione, si dhe midis tetë anëtarëve kyç për sa i përket buxhetin e saj të përbashkët. “Për më tepër, këtë vit në 2021, Turqia është në krye të Task-Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë të NATO-s”, shtoi ai. Turqia po ashtu ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë, tha presidenti turk, duke pohuar se vendi i tij “luan një rol aktiv në përshtatjen e NATO-s ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale”.

Sipas presidentit Erdoğan, hapat që do të ndërmerren si aleate për gatishmëri janë po aq të rëndësishme sa kontributet që do të bëhen në ndërtimin e kapaciteteve të partnerëve të aleancës. “Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në krijimin e paqes globale, prosperitetin dhe stabilitetin përmes ekonomisë së saj dinamike, industrive të forta të mbrojtjes, politikës së jashtme parimore dhe bashkëpunimit me aleatët”, tha Erdoğan.

Sfida të reja

Më tej, presidenti turk tha se zhvillimet teknologjike, presionet demografike, ndryshimet klimatike, terrorizmi, migrimi i parregullt dhe pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) të gjitha paraqesin sfida të reja. “Kjo situatë ndikon në mënyrë të pashmangshme në perceptimin tonë të sigurisë dhe stabilitetit, duke kërkuar që ne t’i qasemi këtyre çështjeve në mënyrë holistike”, tha Erdoğan.

Duke theksuar se Turqia “po bën pjesën e saj si një aleat i besueshëm në rajon dhe më gjerë”, ai tha se vendi po zbaton një “politikë shtrënguese dhe aktive që merr iniciativën në zgjidhjen e problemeve në terren, duke veçuar dimensionin njerëzor”. “Ne drejtojmë dhe kontribuojmë në të gjitha iniciativat që synojnë vendosjen e stabilitetit, nga Iraku në Afganistan, nga Kaukazi në Ballkan, nga Deti i Zi në Mesdhe dhe Afrikë”, u shpreh Erdoğan.

Siç tha Erdoğan, në bashkëveprimet e saj me fqinjët, Ankaraja merr parasysh ligjin ndërkombëtar, drejtësinë dhe barazinë, si dhe respektimin e të drejtave dhe interesave të ndërsjellë. “Besoj se ringjallja e kanaleve të dialogut midis nesh dhe fqinjit dhe aleatit tonë, Greqisë, i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë, si dhe zgjidhjes së çështjeve dypalëshe”, tha ai. Presidenti turk argumentoi se terrorizmit aktualisht është një nga pengesat më të rëndësishme për stabilitetin, me Turqinë që kryeson luftën kundër terrorizmit në të gjitha platformat përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht në NATO.

“Ne jemi të përfshirë në një luftë të rëndë si brenda ashtu edhe jashtë kufijve tanë kundër shumë organizatave terroriste, duke filluar nga PKK/PYD-ja deri te DEASH-i dhe FETO. Ne mbetemi aleati i vetëm i NATO-s i angazhuar në luftime nga afër me DEASH-in, me fëmijët tanë që martirizohen në mosha kaq të reja”, theksoi presidenti Erdoğan. Ai tha se në kuadër të operacioneve ndërkufitare të vendit forcat turke kanë neutralizuar afër 4 mijë terroristë të DEASH-it.

“Për fat të keq, ne nuk pamë mbështetjen dhe solidaritetin që kishim shpresuar nga aleatët dhe partnerët tanë në luftën tonë kundër të gjitha formave të terrorizmit. Ne ishim dëshmitarë se krerët e organizatave terroriste, të cilat në duart e tyre kishin gjak njerëzish të pafajshëm në Siri, Irak dhe Turqi, janë adresuar, trajtuar dhe mbështetur në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Erdoğan. Takimi i nivelit të lartë të NATO-s që mbledh krerët e vendeve anëtare dhe qeverive ka filluar sot në Bruksel.

Përfshirë presidentin turk, udhëheqësit e 30 vendeve anëtare të aleancës para takimit u pritën nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Liderët do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë temat kryesore të iniciativës së vitit 2030 të NATO-, të titulluar “Si të përforcohet uniteti i aleancës, si të zgjerohet qasje e saj ndaj sigurisë dhe si të kontribuohet në ruajtjen e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla”.

/Anadolu Agency (AA)/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit