Samiti i NATO-s/ Presidenti Biden: Forcojmë raportet

Samiti i NATO-s që po mbahet në Bruksel, për Presidentin e SHBA-së, Joe Biden është një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet trans-atlantike të dëmtuara gjatë presidencës 4 vjeçare të ish-presidentit Donald Trump.

Synim i cili u konfirmua dhe u ripërsërit nga Biden dhe nga sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

”Ne kemi shumë sfida të reja. Ne kemi Rusinë, e cila nuk po sillet ashtu siç pritet dhe Kina po ashtu. NATO, është tejet e rëndësishme për SHBA. Besoj dhe e kam thënën këtë gjithmonë, është një obligim i shenjtë. Kur SHBA, u sulmuan për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, NATO i’u gjend pranë. SHBA janë gjithmonë në krah të Europës”, tha Biden.

Një synim për forcimin e këtyre marrëdhënieve u deklarua edhe nga kryeministri italian Mario Draghi.

SHKARKO APP