Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Scholz do flasë mes Kurtin dhe Vuçiç
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mes liderëve evropianë që do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet të hënën e 16 Tetorit në Tiranës. Ai pritet të bëjë takime bilaterale edhe me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar para disa ditësh se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë samit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte endeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin dhe aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

