S’dilte prej 8 muajsh nga shtëpia për shkak të Covidit, përplaset nga kamioni në udhëtimin e parë

Prej 8 muajsh nuk dilte nga shtëpia që të mbrohej prej Covid 19. Gjithsesi Sarah Lewis nuk i shpëtoi dot asaj që duket ishte e shkruar për të. Gruaja nga Dorset i Anglisë sapo doli për herë të parë në rrugë pas një kohe kaq të gjatë, u hutua duke vendosur maskën dhe nuk e pa kamionin që po vinte.

Mjeti e goditi duke e lënë të vdekur në vend. 62-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, ndaj po i ruhej shumë Sars Cov 2-shit. Ajo kishte dalë në rrugë duke pritur një taksi dhe në momentet që po merrej me maskën, edhe shoferi i kamionit nga ana tjetër po rregullonte pasqyrat.

Ai thotë se e gjithë kjo, qe vetëm një çast. Në fillim i ishte dukur rruga bosh dhe nuk e kishte parë gruan që priste në këmbë.

SHKARKO APP