Sergio Ramos i dhuron 3 pikë Barcelonës, ish-madrileni shënon autogol (VIDEO)
Barcelona merr një sukses të madh 1-0 në “Estadio Olimpico” ndaj Sevillas, ku ndeshjen e vendos një ish-lojtar i Realit, Sergio Ramos.
Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan që të gjenin golin, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Dueli u vendos nga Sergio Ramos, me ish-kapitenin e Real Madrid që bëri autogol në minutën e 76-të dhe i dhuroi fitoren ekipit të Xavit. Barcelona rikthehet në krye të renditjes me 20 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 12-të me shtatë pikë.
https://twitter.com/i/status/1707860541811667264
KOHA JONË SONDAZH

