Seria A vlerëson më të mirët e sezonit të kaluar, dominon Napoli

Serie A ndau çmimet për sezonin e kaluar ku kampione u shpall skuadra e Napolit. Në ceremoninë e zhvilluar të kaltrit ishin një nga klubet më të përfaqësuar duke u shpallur si shoqëria më e mirë për sezonin 2022/2023, ndërsa lojtari më i miri i vitit si dhe trajneri më i mirë ishin po nga radhët e Napolit.

Lojtari më i mirë i Serie A për sezonin e kaluar u shpall Victor Osimhen që me 26 golat e shënuar ishte vendimtar për titullin që fitoi skuadra. Sakaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Luciano Spalletti i cili udhëhoqi Napolin te titulli pas plot 33-vitesh.

Ndërkohë, edhe në formacionin më të mirë pati katër lojtarë të Napolit, me axurrët që ishin më të përfaqësuarit në këtë 11-tëshe. Në portë, Mike Maignan i Milan, ndërsa në mbrojtjen me katër, Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Bastoni, Theo Hernandez; në mesfushës Lobotka, Calhanoglu e Barella ndërsa në sulm, Leao, Kvaratskhelia dhe Osimhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?