173.775 receta me rimbursim për diabetikët në vetëm 6 muaj
Gjatë 6-mujorit të parë të 2019-ës janë lëshuar 173.775 receta me rimbursim për të sëmurët me diabet. Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ku thuhet se duhet respektuar sistemi i referimit për të përfituar nga rimbursimi i ilaçeve. Menjëherë pas shfaqjes së simptomave të diabetit, duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes.
173.775 receta me rimbursim janë lëshuar për të sëmurët me diabet, gjatë 6-mujorit të parë të 2019. Respekto sistemin e referimit. Kushtoji vëmendjen e duhur simptomave të Diabetit dhe drejtohu tek mjeku i familjes. Kujdes në këto ditë të nxehta. Parandalimi është më mirë se kurimi”, -thonë specialistët e FSDKSH.
Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë pesë hapa konkretë për të luftuar diabetin. “Kujdes ndaj simptomave, dietë e ekujlibruar, marrja e medikamenteve, kontroll periodik i sheqerit në gjak, aktivitet fizik”.