”3 armiqtë” kryesorë të veshkave
Mjekja nefrologe, Marsida Duli deklaroi se qyetetarët duhet të bëjnë kujdes me dietën ushqimore. Në emisionin “Good Morning Albanians”, Duli tha se sasia e tepërt e kripës, sheqernave dhe yndyrnave, sjellin sëmundje që gjithashtu prekin edhe veshkat.
”Këshillimi dhe edukimi shëndetësor lidhur me dietën ushqimore, është në përgjithësi për të gjithë popullatën. Duhet të kemi shumë kujdes dietën tonë ushqimore. Duhet të minimizojmë sasinë e kripës në dietën tonë, është faktor risku për hipertensionin, që është e dëmshme për veshkën”,-tha mjekja.
Simptomat e veshkave shfaqen pasi janë dëmtuar mbi 90 %. ”1 në 7 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkës. Nëse nuk trajtohen, diagnostikohen në kohën e duhur, probabiltieti është që të përfundojnë në sëmundje kronike të veshkës. Kur themi 90% jemi “ok”, por simptomatika shfaqet në stade më të përparuara”, theksoi ajo.