6-7 infarkte në ditë, mjekët tregojnë si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

6-7 persona në ditë pësojnë infarkt të zemrës. Mjekët tërheqin vëmendjen për të mos u ekspozuar gjatë në diell si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve. Më të rrezikuarit nga aksidentet vaskulare janë meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç. Jo të gjitha infarktet përfundojnë në humbje jete. Por cilat janë sinjalet e zemrës dhe shenjat e një arresti kardiak?

“Prezantimi bëhet me dhimbje të gjoksit të forta. Një individ që ndjen dhimbje gjoksi të forta, të zgjatura, të përhapura në të gjithë kraharorit, që mund të marrin shpatullën, krahun e majtë apo dy gishtat e fundit të dorës, janë individë që kanë e kanë marrë sinjalin e një infarkti dhe menjëherë duhet të telefonojnë urgjencën”, shprehet mjeku Taulant Gishto, kardiolog, QSUT.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, stili i jetës, mënyra e ushqyerjes, aktiviteti fizik është vendimtar në ecurinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

SHKARKO APP